Një fond i rrallë fotografik i Petrit Kozelit risjell në dritë Tiranën e trazuar të shkurtit 1991

Një fond i rrallë fotografik i Petrit Kozelit risjell në dritë Tiranën e trazuar të shkurtit 1991

Një fond i vogël, por me vlerë të veçantë dokumentare, i shtohet pasurisë fotografike të Agjencisë Telegrafike Shqiptare duke rikthyer në vëmendje Tiranën e shkurtit 1991, në ditët kur kryeqyteti përjetonte një nga momentet më të forta të përmbysjes së regjimit komunist. Fotografitë janë realizuar nga Petrit Kozeli, i cili në atë kohë ushtronte profesionin e fotografit në Tiranë. Sot, këto imazhe të ruajtura në formën e fotografive origjinale fiksojnë një qytet të trazuar, turmat në rrugë, përplasjet dhe praninë e mjeteve ushtarake në hapësirat kryesore të kryeqytetit. Fotot e Kozelit përbëjnë një vlerë të shtuar në fondin e jashtëzakonshëm fotografik që ruan ATSH-ja, duke pasuruar më tej një arkiv që, përmes mijëra imazheve, ka dokumentuar momente kyçe të historisë shqiptare. Petrit Kozeli jeton prej...