Një dorëshkrim i panjohur i Esad Mekulit për romanin e Rexhep Qosjes  “Vdekja më vjen prej syve të tillë”

Një dorëshkrim i panjohur i Esad Mekulit për romanin e Rexhep Qosjes  “Vdekja më vjen prej syve të tillë”

Esad Mekuli Nga Begzad Baliu Ashtu sikur shihet edhe prej tekstit të Esad Mekulit, në versionin e parë të veprës autori e kishte pseudonimin Luan Dukagjini, ndërsa titulli i romanit “Vdekja më vjen prej syve tu” (Në dorëshkrimin që kemi ne, vepra ka nëntitullin “roman në trembëdhjetë tregime”.) Luan Dukagjini, ishte pseudonim i Rexhep Qosjes në dorëshkrimin e tregimeve të botuara në revistën “Jeta e re” për të cilin dinte vetëm kryeredaktori Esad Mekuli. Titulli i romanit: “Vdekja më vjen prej syve të tu”. Nëntitulli: – roman në trembëdhjetë tregime, përmirësuar me laps grafit (11) mes kllapave të mesme (me një pikëpyetje). Me gjasë fjala është për mënjanimin e tregimeve “Metamorfoza” dhe “Trilogjia”, të cilat Esad Mekuli i propozonte të mos përfshihen në vëllim ose...