“Një biletë falas për Barcelonë”, tregim nga Mehmet Elezi
Nga Mehmet Elezi Sekretarja u ndal nën një ulli. Dora e kthyer bërryl shtrëngonte dosjen e ditës. Ullinjtë në oborrin e vilës së shefit ishin krasitur të tërë njësoj, thua kishin qenë në floktore. Dalloi së largëti shpinën e tij ndërmjet degëve, nën T-shirtin me stemën e një ekipi italian të futbollit. Pantallonat e shkurta, të kuqe, i flakëronin. Shefin e kemi cool. Dyqind metra më tej merrte frymë deti. Zhaurima e valëve vinte e zbutur. Sekretarja ndjeu se i qe kapur këmisha diku lart mbi gju dhe përvodhi me sy anash. Lëshoi dosjen mbi një vazo lulesh, u përkul dhe me një lëvizje jo aq elegante ngriti cepin e fundit. Këmisha e ngecur diku mbi gju ra në vend. Tej shëtiste shefi. Me një...
Burimi:
kultplus.com