Nisja e vitit shkollor 2026-2027, 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë

Nisja e vitit shkollor 2026-2027, 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë

Viti i ri shkollor nis me një lajm të rëndësishëm për arsimin në Tiranë: gjashtë shkolla të reja hapin dyert për nxënësit, duke i shtuar qytetit kapacitete të reja dhe ambiente moderne për zhvillimin e procesit mësimor. Bëhet fjalë për investime të nisura gjatë administrimit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, të cilat kanë vijuar deri në përfundimin e tyre dhe tashmë janë vënë në shërbim të nxënësve dhe familjeve tiranase. Rikthimi i administrimit të Bashkisë nga Erion Veliaj shoqërohet edhe me përmbylljen e këtyre projekteve, duke bërë të mundur që gjashtë shkollat e reja të jenë gati pikërisht për nisjen e këtij viti të ri shkollor. Këto investime janë pjesë e një politike të fokusuar te modernizimi i infrastrukturës arsimore, krijimi i ambienteve...