Nisin tensionet pranë Ministrisë së Brendshme, protestuesit godasin me vezë efektivët
Nisin tensionet pranë Ministrisë së Brendshme, teksa protestuesit janë përballur me efektivët e policisë të vendosur në kordon përpara godinës. Pas largimit nga zona pranë Kuvendit, protestuesit kanë marshuar përgjatë bulevardit drejt sheshit para Ministrisë së Brendshme. Sapo mbërritën aty, situata është tensionuar, ndërsa disa protestues kanë goditur me vezë efektivët që ndodheshin në kordonin policor. Mes protestuesve dhe policisë janë regjistruar edhe momente përplasjeje, ndërsa një prej pjesëmarrësve në tubim është konfrontuar fizikisht me një efektiv. Ndërsa protesta vijon nën praninë e forcave të policisë.
Burimi:
gijotina.com