Nisin punimet restauruese në shtëpinë e familjes Xhevdet Gashi në Suharekë

Nisin punimet restauruese në shtëpinë e familjes Xhevdet Gashi në Suharekë

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se kanë nisur punimet restauruese në shtëpinë e familjes Xhevdet Gashi, në fshatin Dubravë të Suharekës. E ndërtuar në shekullin XIX, kjo shtëpi përfaqëson një shembull të veçantë të arkitekturës tradicionale të banimit, me organizim të hapësirave të ngjashëm me atë të kullave tradicionale të gurit. Sipas njoftimit të ministres, ndërhyrjet restauruese synojnë ruajtjen e vlerave historike dhe arkitektonike të kësaj shtëpie, në mënyrë që ato të ruhen edhe për brezat e ardhshëm. Bogujevci ka theksuar se investimet në mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore po vazhdojnë./KultPlus.com