Nisin punimet për modernizimin e Stadiumit “Përparim Thaçi”, investimi mbi 12 milionë euro

Nisin punimet për modernizimin e Stadiumit “Përparim Thaçi”, investimi mbi 12 milionë euro

13 November, 2026 - 11:00 Ka nisur realizimi i projektit për rikonfigurimin, zgjerimin dhe modernizimin e Stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren, për të cilin janë paraparë mbi 12 milionë euro investime. Sipas njoftimit të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, projekti synon përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e kushteve bashkëkohore për sportistët dhe tifozët. Përmes këtij investimi pritet të avancohen kushtet për zhvillimin e aktiviteteve sportive, në përputhje me standardet e kërkuara nga UEFA. Ministria e Sportit dhe Rinisë ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në modernizimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin, me synimin e krijimit të kushteve më të mira për sportistët, klubet dhe gjeneratat e reja./KultPlus.com