Nis viti i ri shkollor, Berisha: Shqipëria po përballet me një krizë të demografike, në vetëm një vit janë 5,900 nxënës më pak

Nis viti i ri shkollor, Berisha: Shqipëria po përballet me një krizë të demografike, në vetëm një vit janë 5,900 nxënës më pak

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar nxënësit dhe mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor, por ka ngritur edhe një sërë shqetësimesh. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i demokratëve thotë se Shqipëria po përballet me njëkrizë demografike, ndërsa thekson se në një vit janë 5900 nxënës më pak. Berisha thotë se numri i nxënësve ka rënë nga 146,962 në 141,089, një tkurrje prej rreth 4 %, ndërkohë, sipas tij “në Bashkimin Europian rënia ishte vetëm 0.2 %. Pra, Shqipëria po humbet fëmijët e saj me një ritëm shumë më të shpejtë se Europa”. Reagimi i plotë: Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Së pari, urimin më të përzemërt për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit shqiptarë në këtë ditë...