Nis me debate Kuvendi! Opozita bllokon foltoren, Noka i hedh letra fytyrës Ballës, ndërpritet seanca

Nis me debate Kuvendi! Opozita bllokon foltoren, Noka i hedh letra fytyrës Ballës, ndërpritet seanca

pamje nga kuvendi TIRANË-Seanca e Kuvendit ka nisur me tensione, ku në momentin që kryetari Niko Peleshi po lexonte rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokuan foltoren. Deputetët e opozitës kanë mbajtur në duar fotografi të studentëve të dhunuar. Situata është tensionuar ku deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ka hequr mikrofonin kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Ndërkohë që Balla mori fjalën, pranë tij u afrua Flamur Noka, i cili i mori kartën dhe i bllokoi mikrofonin. Noka vijoi duke i hedhur letra në fytyrë Ballës, pasi ky i fundit tha se Policia e Shtetit po bën punën e vet në protestë.