Nis beteja në Apel për katër ish-krerët e UÇK-së, ja çfarë ndodh tani
Pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë, ka nisur faza e re e procedurës gjyqësore për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Më 16 shtator 2026, Trupi Gjykues i shpalli fajtorë për disa vepra penale të kategorisë së krimeve të luftës dhe caktoi dënime me 25 vjet burgim për Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, 18 vjet për Kadri Veselin dhe 13 vjet për Rexhep Selimin. Tashmë, ekipet e mbrojtjes kanë hyrë në fazën e ankimit, ku pritet të përcaktojnë pjesët e aktgjykimit që do të kundërshtohen para shkallës së dytë. Procedura e Apelit zhvillohet sipas afateve dhe rregullave të përcaktuara nga Dhomat e Specializuara. Në të njëjtën kohë, gjykata ka hapur edhe procedurat...
Burimi:
lajme.al