Ngjarje e rëndë në Burrel. 43-vjeçarja lyen babain me benzinë dhe i vë flakën

Ngjarje e rëndë në Burrel. 43-vjeçarja lyen babain me benzinë dhe i vë flakën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Burrel, ku një 43-vjeçare dyshohet se e ka lyer të atin me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën. Si pasojë e flakëve, i moshuari ka pësuar djegie në fytyrë dhe është dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia ka arrestuar 43-vjeçaren me inicialet M.M.