Ngjarja që tronditi Gjermaninë/ Torturuan 14-vjeçarin dhe e filmuan, mes autorëve edhe shqiptarë

Ngjarja që tronditi Gjermaninë/ Torturuan 14-vjeçarin dhe e filmuan, mes autorëve edhe shqiptarë

Për orë të tëra, një grup prej rreth dhjetë fëmijësh dhe të rinjsh dyshohet se ka keqtrajtuar një 14-vjeçar dhe i ka shkaktuar djegie. Të dyshuarit janë nga nëntë deri në 15 vjeç. Mes tyre ka shqiptarë, tunizianë dhe gjermano-turq. Viktima është gjerman. TICHYS EINBLICK Një djalë 14-vjeçar në Neubrandenburg dyshohet se është bërë viktimë e një dhune të tmerrshme që ka zgjatur me orë të tëra. Sipas të dhënave të deritanishme të policisë, rreth dhjetë djem dhe vajza, të moshës nga nëntë deri në 15 vjeç, dyshohet se e kanë goditur dhe shqelmuar në mënyrën më brutale. Gjatë ushtrimit të dhunës ndaj 14-vjeçarit janë përdorur gjithashtu edhe sende për të goditur. Të riut i janë shkaktuar gjithashtu djegie. Autorët kanë filmuar pjesë të keqtrajtimeve....