Ngërçi me pagat në drejtësi/ Gjyqtarët mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ, pezullohet puna në disa gjykata
Gjyqtarët po zhvillojnë sot një mbledhje të jashtëzakonshme në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), për të diskutuar ngërçin e krijuar me pagat e muajit gusht për magjistratët. Situata ka sjellë ndërprerje të punës edhe në disa gjykata të vendit. Punonjësit dhe sekretarët gjyqësorë të Dhomës Civile dhe asaj Penale të Gjykatës së Tiranës kanë pezulluar ofrimin e shërbimeve, duke kërkuar marrjen e pagave të tyre. Ndërprerje të punës janë regjistruar gjithashtu në gjykatat e Vlorës, Fierit dhe Lushnjës. Ndërkohë, Gjykata e Apelit është tërhequr nga bojkoti, për shkak të kufizimeve ligjore lidhur me protestat. Ngërçi me pagat vjen pas vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për përcaktimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Situata lidhet me detyrimin për ripërllogaritjen...
Burimi:
gijotina.com