Nga zyrtarët e lartë tek “Ujqit e Natës”: Kush e përcolli Mlladiqin?
Varrimi i të dënuarit për gjenocid, Ratko Mlladiq, në Beograd, 7 shtator 2026. Disa nga zyrtarët më të lartë të Serbisë dhe të entitetit të Bosnje dhe Hercegovinës, Republika Sërpska, djali i presidentit të Serbisë dhe krerët e Kishës Ortodokse Serbe u mblodhën më 7 shtator në Beograd, ku Ratko Mlladiq, i dënuar për gjenocid dhe krime të tjera lufte në Bosnje dhe Hercegovinë, u varros me nderime shtetërore dhe ushtarake. Kreu i Kishës Ortodokse Serbe mbajti shërbesën mortore, ndërsa në varrim mori pjesë edhe ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko. Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko, në varrimin e të dënuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq, Beograd, 7 shtator 2026. Analiza e pamjeve dhe fotografive të disponueshme publikisht tregon se në mesin...
Burimi:
kohajone.com