Nga zhvillimet në Abissnet Superiore te nëntori kuqezi. Gjithçka që u diskutua në episodin e radhës “Në Shtëpinë e Futbollit”
Emisioni i radhës i “Në Shtëpinë e Futbollit” në FSHF TV i kushtoi vëmendje muajit nëntor, i cili sjell një kalendar të ngjeshur për ekipet Kombëtare shqiptare, me ndeshjet e fundit të vitit 2026. Në fokus ishte Kombëtarja A, që do të luajë dy sfidat e fundit të UEFA Nations League ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë, si dhe aktiviteti i ekipeve të tjera kombëtare, zhvillimet në kampionatet vendase dhe paraqitjet e futbollistëve shqiptarë jashtë vendit. Nën drejtimin e moderatores Lenida Halilaj, të ftuar në studio ishin zëvendëstrajneri i Kombëtares shqiptare U-21, Erjon Xhafa, dhe gazetari sportiv, Alban Aga. Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua Kombëtares A dhe dy ndeshjeve të fundit të UEFA Nations League, ndaj Finlandës më 12 nëntor në stadiumin “Air Albania”...
Burimi:
telesport.al