Nga Tajlanda përmes Kosovës: Mishi i pulës në tregun shqiptar, raporti i BE-së ngre pikëpyetje
Mishi i pulës nga Tajlanda është bërë pjesë e tregut shqiptar, ndërsa të dhënat mbi importet dhe një raport i Komisionit Europian kanë ngritur diskutime mbi kontrollin, gjurmueshmërinë dhe kushtet higjienike të produkteve të shpendëve. Sipas informacionit të paraqitur, që prej vitit 2025, Ministria e Bujqësisë ka lejuar importin e mishit të pulës nga Tajlanda, duke përcaktuar se mund të importohen vetëm produkte nga stabilimente të certifikuara për eksport në Bashkimin Europian. Sipas të dhënave të cituara, rreth 197 tonë produkte të mishit të shpendëve nga Tajlanda kanë hyrë në Shqipëri përmes Kosovës, nëpërmjet rieksportit. Në të njëjtën kohë, një auditim i Komisionit Europian në Tajlandë, i zhvilluar në qershor, evidentoi disa problematika në sistemin e kontrollit të prodhimit të mishit të shpendëve dhe në...
Burimi:
ntv.al