Nga Shushica nis buxhetimi me pjesëmarrje, Llatja: Zëri i qytetarëve përcakton prioritetet për vitin 2027

Nga Shushica nis buxhetimi me pjesëmarrje, Llatja: Zëri i qytetarëve përcakton prioritetet për vitin 2027

Nga Shushica kanë nisur dëgjesat me qytetarët për hartimin e Buxhetit të Bashkisë Elbasan për vitin 2027. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka zhvilluar takimin e parë me banorët e kësaj njësie, duke i ftuar ata të bëhen pjesë e drejtpërdrejtë e procesit të përcaktimit të prioriteteve dhe investimeve për vitin e ardhshëm. Gjatë takimit, banorët kanë paraqitur problematikat, nevojat dhe kërkesat e tyre, ndërsa është diskutuar mbi ndërhyrjet dhe investimet që konsiderohen më të rëndësishme për zonën. “Buxheti i vitit të ardhshëm do të pasqyrojë nevojat reale të qytetarëve dhe të territorit”, është shprehur Llatja, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së komunitetit në hartimin e buxhetit. Në vijim, dëgjesat do të zhvillohen në çdo rajon të qytetit dhe në njësitë administrative të Bashkisë...