NGA RRUGA NË SPAK, 180 RASTE NË DOSJE! KUSH DHA URDHRAT KUNDËR STUDENTËVE?
Protestat studentore po hapin një tjetër front përballjeje, këtë herë në dyert e drejtësisë. Një grup intelektualësh, akademikësh, juristësh dhe përfaqësuesish të shoqërisë civile kërkojnë hetimin e veprimeve të Policisë së Shtetit, pas denoncimeve të shumta për përdorim të dhunës ndaj të rinjve gjatë protestave. Të mbledhur këtë të hënë përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, përfaqësuesit e grupimit deklaruan se studentët nuk do të lihen vetëm dhe se reagimi i tyre nuk do të kufizohet te solidariteti publik. Olsi Nika, një prej përfaqësuesve të nismës, konfirmoi se një grup juristësh kishte depozituar të premten një kallëzim penal në SPAK, duke kërkuar hetimin e personave që dyshohet se kanë ushtruar dhunë të koordinuar ndaj protestuesve. Në denoncimet e bëra publike nga përfaqësuesit e shoqërisë civile...
Burimi:
ntv.al