Nga rrogat e Tiranës tek banka në Ukrainë/ Si paratë e shqiptarëve mbajnë në këmbë Iute-n
Me një normë mesatare interesi mbi 32% dhe një portofol borxhesh që ka kapur shifrën rekord prej 114.5 milionë eurosh, qytetarët shqiptarë janë kthyer në burimin kryesor të parave për grupin estonez të mikrofinancës Iute Group. Pasqyrat financiare të paaudituara për nëntëmujorin e parë të vitit 2026 zbulojnë një paradoks të fortë. Ndërsa kompania me seli në Talin regjistroi humbjen e parë tremujore në historinë e saj — prej 1.24 milionë eurosh — për shkak të bllokimeve rregullatore në Moldavi dhe kostove të larta të obligacioneve në Evropë, ishte pikërisht tregu shqiptar që e mbajti grupin në këmbë, duke gjeneruar 17.7 milionë euro fitim operativ (EBITDA) në vetëm nëntë muaj. Shifrat tregojnë se në një vend me pagat ndër më të ulëtat në rajon, Iute...
Burimi:
sot.com.al