Nga reformat ligjore te integrimi në BE/ Gogu kërkon forcimin e partneritetit me Italinë

Nga reformat ligjore te integrimi në BE/ Gogu kërkon forcimin e partneritetit me Italinë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Romë, ku është takuar me homologun italian, Carlo Nordio. Në qendër të bisedimeve ishte forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e drejtësisë, si dhe mbështetja për procesin e integrimit evropian. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gogu bëri të ditur se gjatë takimit ka falënderuar homologun italian për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Shqipërisë, veçanërisht në përgatitjen e reformave ligjore dhe në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ministri vlerësoi gjithashtu kontributin e Italisë në hartimin e ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale dhe të paketave të tjera legjislative, duke e cilësuar vendin fqinj si partner strategjik të Shqipërisë. “Me Ministrin Nordio ndamë angazhimin për të konsoliduar më tej marrëdhëniet...