Nga qumështi te transporti publik! Efekti ‘zinxhir’ i naftës, rriten kostot në çdo sektor

Nga qumështi te transporti publik! Efekti ‘zinxhir’ i naftës, rriten kostot në çdo sektor

Rritja e çmimit të karburanteve po ndikon në një sërë sektorësh të ekonomisë shqiptare, duke shtuar kostot e prodhimit, përpunimit dhe transportit. Efektet ndihen veçanërisht në bujqësi, blegtori, industrinë ushqimore, shpërndarjen e mallrave dhe transportin publik. Ndërsa disa biznese po i përballojnë vetë kostot shtesë, të tjera kanë nisur t’i reflektojnë ato në çmimet e produkteve dhe shërbimeve. Bujqësia dhe blegtoria ndër sektorët më të prekur Shtrenjtimi i naftës ka rritur ndjeshëm kostot e mekanikës bujqësore. Tarifat për plugimin e tokës janë rritur nga 1 500 në 2 mijë lekë për dynym, ndërsa ato për frezimin nga 1 200 në 1 500 lekë. Kostot ndikohen gjithashtu nga përdorimi i makinerive të vjetra, parcelizimi i tokës dhe konsumi i lartë i karburantit. Kjo situatë rëndon fermerët...