Nga qeveria te Kuvendi/ Evis Kushi merr postin e nënkryetares
Evis Kushi do të jetë nënkryetare e parlamentit, detyrë që më parë e mbante Klodiana Spahiu. Kjo e fundit, pas dorëheqjes së ministres së Shëndetësisë, Evis Salës, kaloi në drejtimin e këtij dikasteri. Kushi është prezantuar nga Taulant Balla në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste.
Burimi:
ntv.al