Nga Pogba e Jadon Sancho te Benzema dhe Icardi. 10 emra të mëdhenj që janë ende pa skuadër dhe mund të transferohen si lojtarë të lirë
24 Shtator 2026 18:51 Telesport Edhe pse merkato e verës u mbyll më datën 1 shtator, për klubet ekziston ende mundësia të përforcohen, duke transferuar futbollistë që janë të lirë, pa skuadër. Disa prej tyre janë emra të mëdhenj dhe me peshë. Karim Benzema është një nga emrat më të spikatur në tregun e lojtarëve të lirë. Sulmuesi francez 38-vjeçar e ka përfunduar aventurën e tij te Al-Hilal dhe vazhdon të kërkojë një klub të ri. Jadon Sancho duhej të ishte tnai në kulmin e karrierës, por 26-vjeçari ka mbetur pa skuadër, pasi i mbaroi kontrata te Manchester United dhe pas disa huazimeve rresht të dështuara në klubet e tjera. Pasi Monaco i bëri dalje në fund të sezonit të kaluar, Paul Pogba është lojtar...
Burimi:
telesport.al