Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën
Franca po përjeton një tjetër ditë të tensionuar, pasi qindra mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë në qytete të ndryshme të vendit, duke iu bashkuar grevës dhe protestave mbarëkombëtare kundër rritjes së kostos së jetesës, pagave të ulëta dhe përkeqësimit të shërbimeve publike. Protestat e së enjtes, 5 nëntor, janë organizuar nga sindikatat kryesore franceze dhe janë mbështetur nga studentët, mësuesit dhe punonjës të sektorëve të ndryshëm. Ata kërkojnë paga më të larta, kushte më të mira pune, mbrojtjen e vendeve të punës dhe më shumë investime në arsim, shëndetësi dhe shërbime publike. Pakënaqësia ndaj qeverisë është rritur gjatë javëve të fundit, ndërsa protestat që fillimisht nisën nga studentët janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër situatës ekonomike dhe politikave të qeverisë. Çfarë...
Burimi:
javanews.al