Nga një pikturë e Ed Sheeran te ekspozita e parë në të 60-at

Nga një pikturë e Ed Sheeran te ekspozita e parë në të 60-at

Gina Long nuk e kishte menduar se një ditë, në të 60-at, do ta gjente veten duke përgatitur ekspozitën e saj të parë të artit. Pas një karriere të gjatë në sektorin e bamirësisë, ajo e zbuloi pikturën në një etapë të vonë të jetës dhe brenda pak vitesh krijoi dhjetëra vepra. 64-vjeçarja nga Suffolk ka përgatitur 32 punime për ekspozitën Square Peg Round Hole, e cila prezantohet falas në Katedralen St Edmundsbury. Sipas BBC-së, rruga e Long drejt artit nisi në vitin 2020, kur Ed Sheeran, këngëtari i njohur dhe një tjetër emër i lidhur me Suffolk-un, i dhuroi një prej pikturave të tij abstrakte për t’u shitur në ankand në mbështetje të punës së saj bamirëse. Vepra, e titulluar Dab 2, ishte në...