Nga ndërtimet te legalizimet, zbulohen hallet e qytetarëve! Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë

Nga ndërtimet te legalizimet, zbulohen hallet e qytetarëve! Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë

Zbardhen porositë e kryesocialistit me vartësit gjatë takimit politik të mbajtur te “Vila e Kuqe”. Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një mbledhje me ministra dhe drejtuesit politikë të qarqeve, ku u raportua mbi takimet me qytetarët dhe çështjet e ngritura prej tyre. Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama ka zbuluar një pjesë të diskutimeve dhe raportimeve. Deputeti Blendi Klosi tha se është ngritur një sistem për trajtimin e kërkesave të qytetarëve. “Kemi një sistem që sapo të hidhet kërkesa, ta vëmë përpara për t’i dhënë zgjidhje. AI na jep mundësinë që sapo të hidhet problemi të gjenerohet e-mail, që ngarkohet me referenca ligjore.” Deputetja Belinda Balluku raportoi për numrin e ankesave të administruara dhe takimet me qytetarët. “Kemi administruar 262 ankesa, kemi...