NGA MUSA KURTULAJ – Florida Peraj, administratorja që e ka kthyer shërbimin ndaj njerëzve në mision
Ka vende që nuk mund t’i kuptosh vetëm duke i parë në hartë. Duhet t’i ngjitësh malet, të ecësh rrugëve të tyre, të ulesh me njerëzit, të dëgjosh historitë dhe shqetësimet e tyre. Kelmendi është një prej këtyre vendeve. Një trevë ku natyra ka qenë bujare, por ku jeta ka kërkuar gjithmonë forcë, qëndresë dhe dashuri për vendin. Dhe pikërisht këtu, në këtë tokë të ashpër e të bukur, shërben një grua që e njeh mirë shpirtin e vendit të saj: Florida Peraj. Bijë e Kelmendit dhe administratore e tij, Florida nuk është nga ata njerëz që e shohin detyrën si një zyrë, një titull apo një përgjegjësi të shkruar në një dokument. Për të, administrimi fillon aty ku fillon njeriu. Te dera e shtëpisë...
Burimi:
sarandanews.com