Nga monitorimi i buxhetit te rregullat fiskale, ngrihet Këshilli Fiskal! Përcaktohet edhe modeli se si do të funksionojë

Nga monitorimi i buxhetit te rregullat fiskale, ngrihet Këshilli Fiskal! Përcaktohet edhe modeli se si do të funksionojë

Nga monitorimi i buxhetit te rregullat fiskale, ”merr jetë” Këshilli Fiskal. Ja si do të funksionojë Shqipëria do të ketë një Këshill Fiskal të pavarur, që do të monitorojë politikën fiskale, rregullat buxhetore dhe qëndrueshmërinë e financave publike. Institucioni do t’i raportojë drejtpërdrejt Kuvendit dhe nuk do të ketë rol në hartimin e politikave fiskale të qeverisë. Projektligji, i miratuar në mbledhjen e qeverisë, përcakton kufijtë e kompetencave të Këshillit Fiskal. Institucioni nuk do të marrë pjesë në hartimin apo formulimin e politikave fiskale dhe buxhetore të qeverisë dhe nuk do të ketë funksione ekzekutive që i takojnë Ministrisë së Financave apo institucioneve të tjera. Këshilli do të analizojë dhe vlerësojë politikat dhe dokumentet fiskale, por nuk do të jetë ai që i harton ato....