Nga modeli virtual tek infrastruktura fizike: Durana Tech Park prezanton përvojën në Cannes
88 kompani rezidente, 5 në proces vlerësimi, 52% e tyre me kapital të huaj dhe rreth 750 të punësuar. Këto janë shifrat që përmbledhin zhvillimin virtual të Durana Tech Park, i cili, brenda një periudhe relativisht të shkurtër, ka arritur të ndërtojë një ekosistem inovacioni, duke bërë bashkë kompani shqiptare dhe ndërkombëtare nën një komunitet të përbashkët teknologjik. Modeli i funksionimit virtual, mbi të cilin është ndërtuar ky ekosistem, e ka çuar përvojën e deritanishme të Duranës edhe në skenën ndërkombëtare. Shoqata Ndërkombëtare e Parqeve Shkencore dhe Zonave të Inovacionit (IASP), pikërisht për modelin virtual të funksionimit, ka përzgjedhur parkun teknologjik shqiptar si një nga modelet e suksesit ndër parqet teknologjike dhe shkencore nga e gjithë bota, për të prezantuar dhe ndarë përvojën në edicionin...
Burimi:
kohajone.com