NGA MARJANA KOÇEKU – Shqipnia ka marrë dhjetë me yll në PISA, veç ylli s’asht ashtu siç duket…

NGA MARJANA KOÇEKU – Shqipnia ka marrë dhjetë me yll në PISA, veç ylli s’asht ashtu siç duket…

Ministrja e lexoi qartë prej Bratislavës: plus 65 pikë në matematikë, plus 59 në shkencë, plus 50 në lexim. Dolëm të parët në rajon në renditje.PISA asht testi ndërkombëtar që mat aftësitë e nxanësve 15-vjeçarë në matematikë, shkencë dhe lexim. Por në tabelën e rezultateve, OECD-ja, organizata që e zhvillon testin – i ka vendosë Shqipnisë nji yll.Dhe ai yll tregon se rezultatet munden me qenë të manipulueme. Vetëm 76% e shkollave morën pjesë, ndërkohë që standardi i kërkuem asht 85%.Shkollat me ma pak se 21 nxanës nuk u përfshinë aspak në testim.Këto shkolla janë shpesh ato të zonave rurale, të komuniteteve ma të vogla e ma të braktisuna, aty ku mundësitë për arsim cilësor kanë qenë historikisht ma të pakta.Prandaj nuk e di për...