Nga Lazarati te Kanadaja: Si po ndryshon trafikimi i kanabisit në Shqipëri
Brenda 19 ditësh, autoritetet shqiptare sekuestruan në Portin e Durrësit dhe aeroportin e Rinasit tre ngarkesa me 233.7 kilogramë kanabis të trafikuar nga Kanadaja, me një vlerë tregu prej të paktën 2.45 milionë eurosh. Automjetet e importuara dhe valixhet e udhëtarëve u përdorën për të fshehur drogën. Një dekadë më parë, Europol e konsideronte Shqipërinë një prej burimeve kryesore të kanabisit që trafikohej drejt vendeve të BE-së. Lazarati, një fshat pranë Gjirokastrës, në jug të Shqipërisë, i njohur për kultivimin masiv të kanabisit deri në ndërhyrjen policore të vitit 2014, ishte etiketuar gjerësisht në mediat ndërkombëtare si “kryeqyteti europian i kanabisit”. Tashmë, Shqipëria nuk është vetëm një vend kultivues dhe eksportues i bimës narkotike. Brenda vetëm 19 ditësh, nga 22 gushti deri më 9 shtator,...
Burimi:
gijotina.com