Nga largimi prej klubeve të natës drejt një epoke të re, Noizy zbulon planet: Një koncept i ri për show-t
Showbiz E Premte, 11 Shtator 2026 18:11 Reperi Noizy i cili la pas një sezon veror me koncerte dhe projekte ndërkombëtare, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për fansat e tij, duke paralajmëruar një ndryshim në rrugëtimin e tij artistik. Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, artisti ka bërë me dije se për një periudhë do të tërhiqet nga koncertet në klubet e natës, një format që prej vitesh ka qenë pjesë e rëndësishme e karrierës së tij. Noizy shprehet mirënjohës për çdo mbrëmje, qytet dhe person që e ka shoqëruar gjatë këtij rrugëtimi, ndërsa thekson se nuk dëshiron të vazhdojë të bëjë diçka vetëm sepse funksionon. ”Ka ardhur momenti ta çoj këtë gjë në tjetër nivel. Jo pak më ndryshe, po shumë...
Burimi:
kohajone.com