Nga Lady Gaga te The Weeknd, emrat e vërtetë të yjeve të muzikës që publiku rrallë i njeh

Nga Lady Gaga te The Weeknd, emrat e vërtetë të yjeve të muzikës që publiku rrallë i njeh

Shumë prej yjeve më të njohur të muzikës ndërkombëtare kanë ndërtuar karrierën e tyre me emra artistikë, të ndryshëm nga ata që u janë vendosur në lindje. Për disa, zgjedhja e një emri të ri ishte mënyrë për të krijuar një identitet të veçantë në skenë, ndërsa për të tjerë, pas këtij vendimi fshihen histori personale dhe arsye që lidhen me fillimet e karrierës. Një nga shembujt më të njohur është Lady Gaga, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Joanne Angelina Germanotta. Këngëtarja e përvetësoi emrin artistik të frymëzuar nga kënga “Radio Ga Ga” e grupit legjendar Queen, duke u shndërruar më vonë në një nga figurat më të rëndësishme të muzikës pop. Edhe Bruno Mars njihet në mbarë botën me një emër...