Nga krimet e rënda te narkotikët, Policia e Tiranës arreston 8 persona të shpallur në kërkim

Nga krimet e rënda te narkotikët, Policia e Tiranës arreston 8 persona të shpallur në kërkim

Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, duke vënë në pranga 8 shtetas, të dyshuar apo të dënuar për një sërë veprash penale. Sipas Policisë, personat e arrestuar janë të përfshirë në vepra penale që lidhen me vrasje e mbetur në tentativë, plagosje e rëndë me dashje, armëmbajtje pa leje, prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, vjedhjen, falsifikimin e dokumenteve si dhe prishjen e qetësisë publike. Të arrestuarit për krime të rënda Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë vënë në pranga shtetasin K. T., 39 vjeç. Sipas Policisë, ndaj tij ishte caktuar masa e sigurimit “Arrest në burg”,...