Nga javë në orë – teknologjia e re që përshpejton diagnostikimin e tumoreve të trurit

Nga javë në orë – teknologjia e re që përshpejton diagnostikimin e tumoreve të trurit

  Një test i ri dhe i shpejtë për tumoret e trurit, që ka nisur të përdoret nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor britanik, NHS, mund ta shkurtojë kohën për një diagnozë të saktë nga gjashtë deri në tetë javë, në vetëm dy orë. Testi përdoret për të përcaktuar llojin e tumorit dhe pritet t’u mundësojë pacientëve të nisin më shpejt trajtimin, përfshirë radioterapinë dhe kimioterapinë, duke u kursyer atyre javë të tëra pasigurie. Steve Palmer, 55 vjeç, nga Nottinghami, është një nga pacientët që ka përfituar nga teknologjia e re. Në rastin e tij, kirurgët morën rezultatin derisa ai ishte ende në sallën e operacionit, ku po i hiqnin tumorin. “Diagnostikimi kaq i shpejtë më hoqi javë të tëra ankthi”, tha ai për BBC-në. “NHS England”...