Nga hetimet për familjen e Trump, te shkarkimi i mundshëm! Ja hapat e mundshëm të demokratëve pas fitores së Kongresit dhe Senatit
Demokratët kanë siguruar kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, duke ndryshuar ndjeshëm balancat politike në Uashington dhe duke i krijuar presidentit Donald Trump një përballje të re me opozitën gjatë dy viteve të mbetura të mandatit të tij. Marrja e shumicës në të dyja dhomat e Kongresit i jep Partisë Demokratike kompetenca të rëndësishme për të penguar nismat e Shtëpisë së Bardhë, për të bllokuar emërimet presidenciale dhe për të ushtruar kontroll parlamentar mbi administratën. Një nga instrumentet kryesore që demokratët mund të përdorin është hapja e hetimeve parlamentare. Përmes komisioneve përkatëse, ata mund të kërkojnë dokumente zyrtare, të thërrasin dëshmitarë nga administrata dhe të zhvillojnë seanca dëgjimore për vendimmarrjen e presidentit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Në qendër të vëmendjes...
Burimi:
javanews.al