NGA FLORIAN BJANKU – Me pushtetin le të merremi sa të duam, por Shkodrën ta ruajmë, ajo asht e jona!
Shkodra e ka protestën në historinë e saj, prej dhjetorit ’90 te 2 prilli ’91. Askush s’ka pse me i mësu shkodranët si protestohet! Protestojmë, patjetër, kemi shumë arsye me kundërshtu!Por, ashtu siç na duhet me marrë rrugën e Tiranës për çdo punë, sepse atje vendoset gjithçka pa na pyetë, edhe kur jemi fort me nerva me qeverinë, të marrim rrugën për atje.Pikërisht atë rrugën me tra e me pagesë, që për pjesën ma të madhe ka veç nga nji korsi për drejtim e shpesh na merr 4 orë! Mos t’i shfryejmë nervat duke damtu shtëpinë tonë!Protestoni sa të doni, por Shkodrën mos e prekni! Asnji gur kundër qytetit tonë, asnji xham i thyem, asnji dam! Me pushtetin le të merremi sa të duam, por...
Burimi:
sarandanews.com