Nga filmat e parë te “Dua” dhe “Shame and Money”: Kosova në Çmimet Evropiane të Filmit

Nga filmat e parë te “Dua” dhe “Shame and Money”: Kosova në Çmimet Evropiane të Filmit

Përzgjedhja e filmave “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, dhe “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, në listën e ngushtë për Çmimet Evropiane të Filmit 2027, rikthen vëmendjen te rrugëtimi i kinematografisë së Kosovës në një prej ngjarjeve më të rëndësishme të filmit evropian. Ndër vite, disa produksione kosovare kanë arritur të jenë pjesë e përzgjedhjeve të kësaj gare, në kategori dhe faza të ndryshme, duke dëshmuar për zhvillimin e kinematografisë vendore dhe prezantimin e historive nga Kosova në skenën ndërkombëtare. Në kategorinë e filmave të gjatë artistikë, “Babai”, me regji të Visar Morinës, dhe “Tri dritare dhe një varje”, me regji të Isa Qosjes, ishin pjesë e përzgjedhjes në vitin 2015. Në vitin 2021, kësaj liste iu shtua “Zgjoi” i Blerta Bashollit,...