Nga Dubai në Moskë! Salvadore Aliu u martua me një ruse për të humbur gjurmët, por ‘ra në rrjetën’ e SPAK
Shpëtim Aliu TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Shpëtim Aliut në Rusi me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Rreth një javë më parë Interpol Moska ka njoftuar Interpol Tiranën, se kishte ndaluar një person shqiptar i lançuar në sistem me "pullë të kuqe" për “trafik droge” dhe “organizatë kriminale”. Mësohet se Shpëtim Aliu, pas problemeve që pati me drejtësinë shqiptare në muajin qershor 2026 është larguar nga Dubai në drejtim të Moskës në Rusi, me shpresën për t'i shpëtuar një arrestimi të mundshëm nga autoritetet e Dubait dhe ekstradimit më pas në Shqipëri, siç ka ndodhur me rastet e tjera.
Burimi:
zeri.ai