NGA DROGA TE TERRORIZMI/ SPAK zbulon gjurmët e parave në kanalet financiare të fshehta
SPAK ka nxjerrë një udhëzim të ri për forcimin dhe unifikimin e hetimeve mbi financimin e terrorizmit, duke vendosur në fokus gjurmimin e flukseve të dyshimta financiare. Udhëzimi kërkon që prokurorët, BKH-ja dhe hetuesit financiarë të hetojnë lidhjet e mundshme mes krimit të organizuar dhe financimit të terrorizmit, përfshirë përdorimin e parave nga droga, mashtrimet, cash-in e pashpjeguar dhe kanalet informale të transferimit të parave. Në radar janë edhe kriptoasetet, transfertat ndërkombëtare, OJF-të dhe organizatat bamirëse, crowdfunding-u, sistemet “hawala” dhe remituesit e palicencuar. SPAK kërkon gjithashtu vëmendje ndaj lëvizjeve financiare që mund të lidhen me persona të radikalizuar apo rrjete ekstremiste. Megjithatë, dokumenti thekson se një tregues i vetëm nuk mjafton për të provuar financimin e terrorizmit dhe se sinjalet duhet të analizohen në kombinim me prova...
Burimi:
ntv.al