Nga droga te baret dhe lidhja me “Ndranghetën”/ Si po depërtojnë klanet shqiptare në ekonominë e Venecias
foto ilustruese ITALI- Kapitalet e përfituara nga trafiku i drogës dyshohet se po pastrohen dhe investohen në lokale, restorante dhe biznese në Venecia. Gazeta italiane “Il Gazzettino” ka publikuar një artikull ku trajton zgjerimin e aktivitetit të grupeve kriminale shqiptare në rajonin e Venetos, në Itali, duke theksuar se përveç trafikut të drogës, ato po shtrijnë ndikimin edhe në ekonominë lokale, përmes blerjes së bareve, restoranteve dhe pasurive të paluajtshme. Sipas gazetës, familje shqiptare po blejnë bare dhe restorante në qendrën historike të Venecias, ndërsa hetimet në Verona kanë evidentuar përdorimin e kompanive fiktive për blerjen e pronave dhe bizneseve. Artikulli thekson gjithashtu bashkëpunimin mes grupeve kriminale shqiptare dhe organizatave mafioze italiane, veçanërisht ‘Ndranghetës, përmes marrëveshjeve në trafikun e narkotikëve dhe mbështetjes logjistike. Në shkrim thuhet...
Burimi:
zeri.ai