Nga dhuna te kërcënimet, 23-vjeçarja shtatzënë denoncon ish-partnerin shqiptar

Nga dhuna te kërcënimet, 23-vjeçarja shtatzënë denoncon ish-partnerin shqiptar

foto ilustruese GREQI-  Një tjetër rast i dhunës në familje është denoncuar në Lavrio të Greqisë ku një 23-vjeçare ka kallëzuar ish-partnerin e saj për kërcënime dhe ngacmime të vazhdueshme. E reja e cila është nënë e një fëmije dhe ndodhet në muajin e shtatë të shtatzënisë thotë se ka frikë për jetën e saj dhe të fëmijëve. Sipas mediave greke 23-vjeçarja ka treguar se ish-partneri i saj, 31 vjeç dhe me origjinë shqiptare e ka dhunuar fizikisht gjatë kohës që ata ishin bashkë dhe se problemet kanë vijuar edhe pas ndarjes. Ajo pretendon se është goditur me grushte e shqelma dhe është tërhequr zvarrë nga flokët, ndërsa disa prej episodeve kanë ndodhur edhe kur mbante fëmijën në krah. E reja ka rrëfyer gjithashtu se një...