Nga burgu i Fierit, Veliaj ‘shkund’ Bashkinë e Tiranës: Liron nga detyra dy nënkryetarë, ja kë emëron

Nga burgu i Fierit, Veliaj ‘shkund’ Bashkinë e Tiranës: Liron nga detyra dy nënkryetarë, ja kë emëron

Vasilika Vjero, Etleva Bisha dhe Ilir Mëngra TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka firmosur ndryshime të reja në Bashkinë e Tiranës, dy ditë pas transferimit të tij në burgun e Fierit. Veliaj ka vendosur largimin nga detyra të dy nënkryetarëve, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra, si dhe emërimin e Etleva Bishës në detyrën e nënkryetares së Bashkisë. Emri i Etleva Bishës nuk është i panjohur në politikën shqiptare. Ajo ka qenë pjesë e themelimit të FRESH-it dhe ka një angazhim të gjatë në radhët e Partisë Socialiste. Bisha ka qenë pjesë e reformimit të shërbimeve sociale gjatë drejtimit të ministrisë nga Erion Veliaj. Kjo lëvizje vjen pas asaj të 6 tetorit, kur Veliaj riktheu në detyrë Sara Goxhajn dhe ish-deputetin socialist dhe ish-prefektin e Tiranës, Sadi Vorpsin....