Nga Balluku te Sazani, media spanjolle: Dosjet “e nxehta” që po i lëkundin themelet e pushtetit
Dominimi i Edi Ramës po lëkundet”, me këtë konstatim e nis media spanjolle “The Objective” artikullin e saj për situatën politike në Shqipëri, duke vënë në qendër të vëmendjes protestat e opozitës, hetimet për korrupsion dhe projektet e mëdha që kanë shkaktuar debat publik. Sipas medias spanjolle, protestat kundër qeverisë kanë hyrë në ditën e 127-të radhazi, ndërsa tubimet përpara rezidencës së kryeministrit në Tiranë janë kthyer në një nga shenjat kryesore të pakënaqësisë ndaj qeverisë. “The Objective” shkruan se protestuesit akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe lidhje me krimin, ndërsa në tubime dëgjohen slogane si “Rama në burg”, “Poshtë narkoshteti” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”. Një pjesë të rëndësishme të artikullit zë edhe çështja e Belinda Ballukut. Media spanjolle e përmend ish-zëvendëskryeministren dhe ish-ministres së Infrastrukturës...
Burimi:
sot.com.al