Nga babai te Cristiano Ronaldo, Albion Rrahmani zbulon njerëzit që e frymëzuan

Nga babai te Cristiano Ronaldo, Albion Rrahmani zbulon njerëzit që e frymëzuan

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Albion Rrahmani, në një konferencë për shtyp, për mediat italiane, ka treguar se cilët janë njerëzit dhe futbollistët që kanë ndikuar më shumë në formimin e tij si futbollist. Sulmuesi i Vencias ka veçuar fillimisht figurën e babait të tij, i cili ka qenë gjithashtu futbollist dhe me të cilin Rrahmani është stërvitur që në moshë të vogël. “Jam rritur me shumë yje dhe lojtarë të fortë. I pari që dua të përmend është babai im, i cili ka qenë futbollist. Jam stërvitur shumë me të kur isha i ri dhe me të diskutojmë gjithmonë shumë për futbollin”, është shprehur Rrahmani. Por kur vjen puna te një shembull nga kampionatet më të mëdha europiane, Rrahmani nuk ka pasur asnjë dyshim:...