Nga aventura në Europë, te Abissnet Superiore e deri të paraqitjet e legjionarëve. Gjithçka që ndodhi “Në Shtëpinë e Futbollit”

Nga aventura në Europë, te Abissnet Superiore e deri të paraqitjet e legjionarëve. Gjithçka që ndodhi “Në Shtëpinë e Futbollit”

Emisioni “Në Shtëpinë e Futbollit” vijoi këtë javë në FSHF TV, duke sjellë në fokus zhvillimet më të rëndësishme të futbollit shqiptar, me vëmendje te aventura europiane e Egnatias, java e dytë e “Abissnet Superiore”, paraqitjet e legjionarëve kuqezi dhe investimet në infrastrukturën sportive. Nën drejtimin e Lenida Halilajt, në puntatën e radhës, pjesë e panelit ishin Drejtori i Departamentit të Kërkimit dhe Zhvillimit në FSHF, Alban Tafaj, dhe gazetari sportiv Blerim Jahaj. Gjatë emisionit u analizuan temat më të rëndësishme të javës, ndërsa një prej momenteve kryesore ishte lidhja live me trajnerin e Egnatias, Nevil Dede. Në fokus të diskutimit ishte Egnatia dhe kualifikimi historik në fazën e ligës së UEFA Conference League. Kampionët e Shqipërisë kanë mësuar kundërshtarët me të cilët do të...