Nga Al-Kaida te “ujqit e vetmuar” dhe Inteligjenca Artificiale: Si ndryshoi terrorizmi pas 11 Shtatorit?

Nga Al-Kaida te “ujqit e vetmuar” dhe Inteligjenca Artificiale: Si ndryshoi terrorizmi pas 11 Shtatorit?

Farhad N. ishte vetëm disa muajsh kur, më 11 shtator 2001, terroristët e Al-Kaidës rrëmbyen avionë pasagjerësh dhe i përplasën dy prej tyre në kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork. Sulmet në Shtetet e Bashkuara vranë mijëra njerëz. Njëzet e pesë vjet më vonë, ai u dënua me burgim të përjetshëm pasi përplasi një veturë Mini Cooper për një turmë njerëzish në Mynih, duke vrarë dy persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Historia e 25-vjeçarit afgan tregon se sa shumë ka ndryshuar kërcënimi terrorist që nga 11 Shtatori, e bashkë me të edhe mënyra se si luftohet terrorizmi. Sulmet e 11 Shtatorit u planifikuan nga Al-Kaida – grup i udhëhequr nga milioneri saudit, Osama bin Laden, dhe i strehuar nga regjimi...