Nga akademia te ekipi i parë? Spalletti përfshin dy shqiptarët te Juventusi

Nga akademia te ekipi i parë? Spalletti përfshin dy shqiptarët te Juventusi

Lajme të mira vijnë nga Juventusi për dy talentet shqiptarë të akademisë së klubit. Rafaele Huli dhe Arman Durmishi janë përfshirë nga trajneri Luciano Spalletti në listën B të skuadrës për kompeticionet europiane, një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e dy 18-vjeçarëve. Të dy lojtarët janë pjesë e akademisë së Juventusit dhe aktualisht përfaqësojnë Shqipërinë në nivelin U-19. Huli luan si portier dhe ka spikatur me paraqitjet e tij, ndërsa Durmishi aktivizohet në majën e sulmit dhe konsiderohet një prej talenteve premtues të akademisë bardhezi. Përfshirja në listën B do t’u japë mundësinë dy futbollistëve shqiptarë të stërviten pranë ekipit të parë të Juventusit. Nëse ata do të marrin edhe minuta apo do të grumbullohen për ndeshjet europiane, kjo do të përbënte një sinjal...