Nga Abissnet Superiore e deri te kombëtarja dhe risitë e Maran, gjithçka që u diskutua “Në Shtëpinë e Futbollit”
Emisioni i radhës i “Në Shtëpinë e Futbollit” në FSHF TV u fokusua te Kombëtarja shqiptare dhe përgatitjet për ndeshjet në UEFA Nations League. Nën drejtimin e Lenida Halilaj, të ftuar ishin drejtori i Edukimit në FSHF, Ardi Behari, dhe gazetari sportiv Ylli Aga. Në qendër të emisionit ishte lista e publikuar nga trajneri Rolando Maran, risitë e përfshira në ekip, mungesat dhe situata e lojtarëve të dëmtuar. Për FSHF TV folën edhe tre risitë e listës, Sabah Kerjota, Samuele Sina dhe Klevi Qefalija, duke ndarë emocionet dhe pritshmëritë e tyre për grumbullimin me Kombëtaren. Një hapësirë e rëndësishme iu kushtua edhe kundërshtarit të parë të kuqezinjve, Bjellorusisë, me analizën e listës së lojtarëve të grumbulluar nga përfaqësuesja kundërshtare. Në emision u rikthye edhe takimi...
Burimi:
telesport.al