“New Religion” e Bebe Rexhes renditet në mesin e 50 këngëve më të dëgjuara nga artistet femra në Spotify

“New Religion” e Bebe Rexhes renditet në mesin e 50 këngëve më të dëgjuara nga artistet femra në Spotify

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën muzikore me këngën e saj “New Religion”, e cila është renditur në mesin e 50 këngëve më të dëgjuara nga artistet femra në Spotify. Projekti ka zënë vendin e 35-të në këtë listë, një rezultat që këngëtarja e ka ndarë me krenari me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rexha përmes një postimi në platformën X, ku ka publikuar renditjen dhe ka shprehur emocionet për këtë arritje, të cilën e ka cilësuar si të veçantë në këtë fazë të re të karrierës. Suksesi merr rëndësi të veçantë pasi këngëtarja ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin e saj si artiste e pavarur, pas shkëputjes nga kompania...